Ballina Kuzhinë Byrek me kos dhe me vezë

Byrek me kos dhe me vezë

Përbërësit për brumin: 600 g miell, 400 ml ujë i vakët, 1 kokërr vezë, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, niseshte për hapjen e petave.

Përbërësit për mbushjen: 600 ml kos, 3 kokrra vezë, 1 lugë miell, 2 lugë gjalpë i tretur, vaj dhe kripë.

Përgatitja: Në fillim përgatisni brumin e byrekut dhe mbështilleni me qese kuzhine. Lëreni në temperaturë ambienti. Pergatitni mbushjen. Ne nje ene rrihni vezet me kripen, shtoni kosin, lugen e miellit. Ne nje tas ngrohni gjalpin dhe vaj per te lyer petat. Lyjeni fundin e taves me vaj. Filloni me hapjen e petave nje nga nje dhe shtrojini ne tave duke i sperkatur me vajin e pergatitur. Ne cdo kater pete hidhini masen e pergatitur. Keshtu vazhdoni deri ne fund. Piqeni ne furre te parangrohur me 200 grade per 40-50 minuta derisa byreku te marri ngjyre te arte. Pasi eshte pjekur, fikni furren dhe lagini me 2-3 luge qumesht ne menyre qe te qendroje i bute. Ju befte mire!

Exit mobile version