Perdet për shfaqjen e madhe ngrihen në ditën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, kjo në një nga sfidat më të pritura në Grupin H.
Çdo gjë duke filluar nga ora 20.45, stadiumi Signal Iduna Park me një audiencë prej 65.848 spektatorësh.
Të pranishmit dhe miliona tjerë në gjithë botën do shikojnë përballjen mes Borussia Dortmundit – Real Madridit.
Favorit është BVB, kjo duke parë formën si vendas, 16 pikë në Bundesliga dhe vetëm një gol i pranuar. Megjithatë, debutimi në Ligës së Kampionëve, nuk ishte ashtu si në kampionat. Klubi gjerman në ndeshjen e parë humbi 3-1 nga Tottenhami.
Më poshtë keni formacionet e mundshme, ndërsa nëse Cristiano Ronalo luan ai do të regjistrojë ndeshjen e 150 në garat evropiane:
BVB (4-3-3): Burki; Piszczek, Papastathopoulos, Bartra, Toljan; Sahin, Castro, Gotze; Yarmolenko, Aubameyang, Philipp.
Real Madrid (4-3-1-2): Navas; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Nacho; Casemiro, Modric, Kroos; Isco; Bale, Ronaldo.
Reali ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Apoel.