/ATSH- DPA/ – Institucionet e BE-së kanë rënë dakord për vendosjen e një buxheti prej 144,7 miliardë euro (179,6 miliardë dollarë) për vitin 2018, një rritje prej 14, 1 për qind krahasuar me vitin e kaluar”, njoftoi sot Komisioni Evropian gjatë një deklarate.
“Buxheti përfshin shpenzime me vlerën e 46,5 miliardë eurove për forcimin e kohezionit ekonomik, social dhe territorial, një rritje prej 54,7 për qind krahasuar me vitin 2017”, sipas deklaratës së KE-së.
Shpenzimet për nxjtjen e rritjes së konkurrencës dhe vendeve të punës do të rriten me 4 për qind, në 20,1 miliardë euro.
Buxheti për vitin 2018 u miratua pas 16 orë negociatash mes përfaqësuesve të 28 shteteve anëtare të BE-së dhe deputetëve të BE-së.
Komisioneri i BE-së, Guenther Oettinger tha se buxheti do të krijonte më shumë vende pune, më shumë zhvillim dhe investime.
“Kjo marrëveshje i hap rrugën çdo të riu për të gjetur një punë apo për t’u trajnuar. Marrëveshja synon krijimin e një Evrope më të sigurtë. Çdo euro duhet shpenzuar në mënyrë efikase për të krijuar një vlerë të shtuar për Evropën”, shtoi ai.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian pritet të miratojnë zyrtarisht marrëveshjen brenda 14 ditëve.