Kosova po ballafaqohet edhe me mungesë të energjisë elektrike, ndërsa prodhuesit kosovarë po hasin në shumë barriera në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke filluar nga mungesa e energjisë elektrike, ashtu që në disa vende prodhuesi mbetet pa energji elektrike me orë të tëra.
Shkruan: Lulzim BEQIRI, Prishtinë
Buxheti i shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie, votohet në Kuvendin e Kosovës nga ana e deputetëve të Republikës dhe është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave. Buxheti i shtetit, i cili i përcakton të gjitha linjat e të hyrave dhe shpenzimeve e investimeve kapitale, patjetër duhet ta përmbajë edhe fondin rezervë.
Sipas qeverisë së Kosovës, projektbuxheti i vitit 2023 do të jetë buxheti më i lartë i projektuar ndonjëherë nga ana e institucioneve të shtetit. Ky buxhet pritet të jetë mbi 3 miliardë euro, i paraparë për të kontribuar në shumë projekte e sektorë të cilët kanë nevojë për investime të reja në mënyrë që të përmirësojnë jetesën e qytetarëve të Kosovës.
Ditë më parë, kryeministri i vendit theksoi se buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euro, me ç‘rast 745 milionë euro janë ndarë në kategorinë “Paga dhe Mëditje”, 493 milionë euro në kategorinë “Mallra dhe Shërbime”, 1 miliard e 98 milionë euro në “Subvencione dhe Transfere” dhe 811 milionë euro në “Shpenzime kapitale”.
“Sipas draftit të projektbuxhetit, janë shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet. Kjo nënkupton më shumë inspektorë të punës që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, më shumë inspektorë në shëndetësi që të sigurohet cilësia e shërbimeve, më shumë inspektorë të tregut që të sigurohet mbrojtja e konsumatorit dhe më shumë inspektorë tatimorë, që të sigurohet mbledhja e tatimeve, gjë që mundëson ofrimin e shërbimeve më të mira publike”, kishte deklaruar Kurti.
Kosova duhet të hartojë politika zhvillimore duke mbështetur sektorin privat dhe prodhuesit vendorë. Kosova, aktualisht, e importon shumicën e produkteve që i konsumon. Sipas të dhënave nga dogana e Kosovës, për çdo vit nga Serbia importohen rreth 500 milionë euro mallra, përveç reciprocitetit nga ana e qeverisë Haradinaj.
Nga ky projektbuxhet janë ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë – më së shumti ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë.
Parashikimet fiskale (të Hyrat)
Përshkrimi | 2020 | 2021 | 2022
Revizion |
2023 Proj. | 2024 Proj. | 2025 Proj. |
në miliona Euro | ||||||
1. GJITHSEJ TË HYRAT BUXHETORE [1] | 1,722.2
1,507.0 267.2
85.3 |
2,200.9
1,947.9 342.2
113.9 |
2,430.4 | 2,884.1
2,525.4 504.5
192.9 |
2,982.2
2,684.9 513.6
206.2 |
3,196.1 |
1.1 Të Hyra Tatimore | 2,168.9 | 2,885.4 | ||||
Tatimet direkte | 392.6
136.2 |
550.6
221.1 |
||||
Tatimi në të ardhurat e korporatave | ||||||
Tatimi në të ardhura personale | 158.0 | 189.5 | 212.7 | 263.0 | 257.2 | 277.5 |
Tatimi në pronë | 22.7 | 36.3 | 41.0 | 44.6 | 45.9 | 47.4 |
Të tjera | 1.3 | 2.4 | 2.7 | 4.0 | 4.3 | 4.5 |
Tatimet indirekte
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar |
1,272.7
770.1
222.4
547.8 |
1,664.7
1,038.2
291.7
746.5 |
1,837.8 | 2,097.3
1,387.3
435.9
951.4 |
2,252.5
1,495.8
462.8
1,033.0 |
2,422.1 |
1,176.0 | 1,612.3 | |||||
Vendore: | 360.0
816.0 |
493.8
1,118.5 |
||||
Kufitare: | ||||||
Detyrimi Doganor | 101.6 | 124.6 | 134.3 | 138.9 | 150.8 | 163.3 |
Akcizë | 398.1 | 501.3 | 524.9 | 570.6 | 605.4 | 645.8 |
Të tjera | 2.9 | 0.6 | 2.6 | 0.5 | 0.6 | 0.6 |
Rimbursimet tatimore | -33.0
181.2
146.2 103.5 |
-58.9
236.1
186.8 129.6 |
-61.5
239.1 |
-76.4
261.2
208.5 154.6 |
-81.2
274.7
220.6 164.0 |
-87.3
288.2 |
1.2 Të hyrat jotatimore | ||||||
Taksa, ngarkesa dhe të tjera
Taksa, ngarkesa dhe të tjera – niveli qendror |
188.5 | 234.4 | ||||
142.1 | 175.0 | |||||
Taksa, ngarkesa dhe të tjera – niveli lokal | 42.7 | 57.3 | 46.4 | 53.9 | 56.6 | 59.5 |
Taksa koncesionare | 2.7 | 17.0 | 17.0 | 19.0 | 21.0 | 21.0 |
Renta minerare | 29.4 | 19.2 | 30.2 | 30.2 | 30.1 | 30.1 |
Te hyrat nga dividenda | 0.00
3.0
43.1 |
10.0
3.1
16.8 |
0.0
3.4
22.5 |
0.0
3.5
97.5 |
0.0
3.0
22.5 |
0.0
2.7
22.5 |
Të hyrat nga interesi (NP-ve) | ||||||
1.3 Grante: | ||||||
Grante nga BE-ja për energjinë | 0.0 | 0.0 | 75.0 | 0.0 | 0.0 |
Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023
Të hyrat tatimore do të rriten vazhdimisht deri në vitin 2025. Sipas tabelës së prezantuar nga qeveria e vendit, të hyrat nga TVSH-ja do të dyfishohen deri në vitin 2025. Prandaj, sipas qeverisë, tatimpaguesit po paguajnë tatime, sepse janë duke i besuar sistemit të udhëhequr nga qeveria aktuale.
Sipas projektbuxhetit, pritet që stafi mjekësor të rritet për 400 pozita. Pastaj, sa i përket shëndetësisë, shteti do të ndajë rreth 60 milionë euro për barna esenciale.
Sektori i arsimit do të ketë edhe 11 çerdhe të reja, ndërsa për të funksionuar mirëfilli këto çerdhe planifikohet për t’i shtuar 243 pozita të reja për staf, ndërsa nga ky projektbuxhet do të përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara (do të punësohen 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara).
Për vitin 2023, buxheti për herë të parë e kap shifrën 87 milionë euro për bujqit dhe fermerët e Kosovës. Qeveria synon që ky buxhet i ndarë për bujqit të arrijë shumën 100 milionë euro, çka ishte edhe premtim i kryeministrit të vendit
Përshkrimi | Numri i të punësuarve 2023 | Paga dhe Shtesa | Mallra dhe shërbime | Shpenzime Komunale | Subvencione dhe transfere | Shpenzime kapitale | Rezerva | Interesi | Gjithsej |
Niveli Qendror | |||||||||
3.1. Buxheti për nivelin qendror | 43,375 | 446,687,029 | 346,511,293 | 19,138,835 | 1,070,483,061 | 468,566,399 | 4,800,000 | 2,356,186,617 | |
3.1A. Buxheti për AKP dhe
ASHNA |
434 | 7,110,145 | 2,962,204 | 312,370 | 5,000 | 2,541,787 | 12,931,506 | ||
3.1.B. Klauzola e investimeve në
nivelin qendror |
123,386,675 | 123,386,675 | |||||||
Gjithsej niveli qendror | 43,809 | 453,797,174 | 349,473,497 | 19,451,205 | 1,070,488,061 | 594,494,861 | 4,800,000 | – | 2,492,504,798 |
Niveli lokal | |||||||||
4.1. Buxheti për nivelin lokal | 44,929 | 291,730,962 | 109,503,454 | 14,684,628 | 27,486,454 | 210,252,303 | 642,000 | 654,299,801 | |
4.1.B. Klauzola e investimeve në
nivelin lokal |
6,000,000 | 6,000,000 | |||||||
Gjithsej Niveli lokal | 44,929 | 291,730,962 | 109,503,454 | 14,684,628 | 27,486,454 | 216,252,303 | 642,000 | – | 660,299,801 |
Interesi | 46,855,157 | 46,855,157 | |||||||
Gjithsej Buxheti për vitin 2023 | 88,738 | 745,528,136 | 458,976,951 | 34,135,833 | 1,097,974,515 | 810,747,164 | 5,442,000 | 46,855,157 | 3,199,659,756 |
Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023
Sipas kryeministrit Kurti, në kontekstin aktual, mbështetja në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes është e rëndësishme. Janë shtuar 300 pozita të reja për Policinë dhe është rritur buxheti për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë. 123 milionë euro parashihet buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër. Pra, në këtë vit e patëm rritur buxhetin për mbrojtje për përafërsisht 52% krahasuar me vitin e shkuar, ndërkaq në vitin që do të vijë do të jetë edhe 20% përafërsisht më i lartë se sa në këtë vit.
“Përveçse më i larti ndonjëherë, ai është gati dyfish më i lartë se sa buxheti që patëm trashëguar në vitin 2021, nga 67 milionë në 123 milionë – teksa qeverive të kaluara i janë dashur 10 vjet për ta bërë këtë. Në vitin 2011, buxheti ka qenë 35 milionë e më pastaj në vitin 2021 – 67 milionë”, theksoi kryeministri i vendit.
Në nivel qendror të punësuar janë 43,375 shërbyes, që do t’i kushtojnë shtetit rreth 446,687,029€, për mallra dhe shërbime shteti do t’i shpenzojë 346,511,293, për subvencione dhe transfere mbi 1 milionë euro, për shpenzimet kapitale për vitin 2023 parashihet të shpenzohen 468,566,399€, kështu që në total në nivel qendror për paga dhe shtesa, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale e të tjera shteti do t’i shpenzojë 2,356,186,617€.
Shpenzimet në nivelin qendror 2023-2025
Buxheti i planifikuar për nivelin qendror për vitin 2023 parashihet të shënojë rritje prej 9.3%, krahasuar me shpenzimet e planifikuara në buxhetin e rishikuar 2022 për nivelin qendror. Rritja më e madhe planifikohet të jetë në kategorinë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime prej 21.5%.
Shpenzimet në nivelin qendror (milionë Euro)
Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023
Rritje pritet të ketë edhe te kategoria e pagave dhe shtesave, kjo me një normë prej 16.9%. Në anën tjetër subvencionet dhe transferet pritet të rriten për 3.8%. Sa u përket shpenzimeve kapitale, ato priten të rriten për 7.1%.
Shpenzimet në nivelin komunal 2023-2025
Sipas zyrtarëve qeveritarë, krahasuar me buxhetin e rishikuar për vitin 2022, shpenzimet në nivelin komunal janë projektuar të kenë një rritje prej 16.3% ose me rreth 92.8 milionë euro më shumë.
Gjatë vitit 2023 pritet rritje më e theksuar në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve dhe atë të shpenzimeve kapitale me 38.5%, respektivisht 44.1%. Rritje pritet të shënojnë edhe kategoritë e tjera të shpenzimeve. Më specifikisht, mallrat dhe shërbimet pritet të rriten për 24.5%, shpenzimet komunale për 20.5% dhe pagat dhe shtesat me 3.2%. Kështu theksohet në Ligjin për buxhet të vitit 2023.
Shpenzimet në nivelin lokal (milionë Euro)
2023 | 2024 | 2025 | |
Paga dhe shtesa | 291.7 | 293.2 | 294.7 |
Mallra dhe shërbime | 109.5 | 115.2 | 120.2 |
Shpenzime komunale | 14.7 | 14.5 | 15.0 |
Subvencione dhe transfere | 27.5 | 34.0 | 38.0 |
Shpenzime kapitale | 216.3 | 241.8 | 259.2 |
Rezerva | 0.6 | – | – |
Gjithsej | 660.3 | 698.7 | 727.0 |
Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023
Ky buxhet, si edhe buxheti i viteve paraprake, nuk është zhvillimor. Siç dihet, Republika e Kosovës ende vazhdon të jetë në mesin e shteteve më të varfra në rajon. Prandaj varfëria nuk ulet me skemat sociale, siç kanë pretenduar qeveritarët e Kosovës. Kosovës i duhet një buxhet zhvillimor me investime kapitale në sektorin privat, sepse ai garanton ulje të papunësisë dhe zhvillim afatgjatë dhe serioz.
Aktualisht, Kosova po ballafaqohet me mungesë të investimeve kapitale. Viti 2022 mund të konsiderohet i dështuar, sepse janë realizuar vetëm 21% e investimeve të parapara, ende – edhe pas 10 viteve që kur ka filluar rruga Prishtinë-Mitrovicë – ajo nuk ka përfunduar. Gjithashtu edhe rruga për Podujevë ka një neglizhencë nga ana e qeverisë për të investuar në investime kapitale.
Kosova po ballafaqohet edhe me mungesë të energjisë elektrike. Prodhuesit kosovarë po hasin në shumë barriera në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke filluar nga mungesa e energjisë elektrike, që në disa vende prodhuesi mbetet pa energji elektrike me orë të tëra.
Furnizimi stabil me energji elektrike është një nga kushtet bazë për secilin investitor që dëshiron të investojë në Kosovë. Kompanitë serioze nuk investojnë në një vend ku nuk ka stabilitet energjetik, sepse kjo do t’u shkaktonte dëme të mëdha bizneseve të tyre, veçanërisht atyre prodhuese.
Tashmë është koha që të hartohet një strategji afatgjate e investimeve kapitale dhe e përmirësimit të situatës energjetike në vend. Ky buxhet nuk garanton investime kapitale e as përmirësim të situatës me energjinë elektrike. /shenja