Bursa e Stambollit vazhdon të thyejë rekordet e të gjitha kohërave.
Indeksi 100 i Bursës së Stambollit (BIST 100) e nisi ditën e martë me 96 mijë e 400 pikë përqindje.
Kurse ditën e parë të transaksioneve për këtë javë (të hënën), treguesi “BIST 100” e mbylli me 1 mijë 253 pikë përqindje më shumë duke thyer një tjetër rekord historik. Letrat me vlerë dhe aksionet në përgjithësi u vlerësuan mesatarisht me 1,32 për qind.
Në tregun e lirë të valutës, 1 dollar amerikan këmbehet të martën me 3,56 lira turke, ndërsa 1 euro me 4 lira turke.
Kurse në Tregun e Obligacioneve dhe Bonove, interesi i përbërë i obligacionit të referimit është në nivelin 11,28 për qind.
Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i arit për ons është 1 mijë e 200 dollarë.
Ndërsa në Tregun e Mbuluar të Stambollit (Kapalıçarşı), monedha e artë republikane gjen blerës për 996 lira turke (rreth 280 dollarë).