Ballina Lajmet Kosovë Burrë e grua nga Rahoveci vdesin brenda dy ditësh nga koronavirusi

Burrë e grua nga Rahoveci vdesin brenda dy ditësh nga koronavirusi

Gjatë ditës së sotme një 70 vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ka humbur betejën me koronavirusin.

Dy ditë më parë nga po ky virus ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e të ndjerit, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Gruaja ka vdekur para dy dite më parë më 21 korrik, ka qenë 68 vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70 vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19”.

“Viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, burri do të varroset sot në 19:30” deklaroi Latifi.

Latifi mes tjerash tregoi se nuk e di nëse ndonjë familjarë i tyre është infektuar me koronavirus, pasi që çifti jetonte vetëm.

Exit mobile version