Dikur, “burrë i fortë e i vërtetë” tek ne konsiderohej ai që “guxonte” të tregonte muskujt para gruas së tij, të shfrynte mllefin pamëshirshëm ndaj saj, dhe që nuk çante kokën fare ndaj kërkesave të saj.
Ndërkaq sot, grua e emancipuar llogaritet ajo që ka guximin të rebelohet fuqishëm ndaj bashkëshortit të saj, si dhe e të injorojë në tërësi kërkesat e tij, sidoqoftë ai.
Por, mos harroni kemi edhe një model ndryshe të jetës bashkëshortore, e ai model është që burri e gruaja duhet që të bëjnë gara në mes veti, se cili po bëhet më i mirësjellshëm ndaj njëri tjetrit dhe cili më shumë po bën për tjetrin.
Dy modelet e mëhershme e dini ju kush i ofroi për neve, por këtë modelin e fundit dijeni se e ofroi për ne ISLAMI.
Andaj, në dorë tënde ështe se si do ta bësh jetën tënde bashkëshortore, edhe modelet krejt i ke para vetes. Zgjidh e merr!
Nga Prof. Driton Arifi