Të gjithë dëgjuam këto ditë për burgun e sajdanas në Siri, një ferrë i vërtetë në tokë, një tmerr i vërtetë që e tejkalon fantazin e trishtimit.
Por ajo që të tmerron edhe më shumë është se rreth e përqark ka burgje të tilla, duke filluar nga “shteti i teuhidit” e teposhtë.
Erdhën në pushtet përmes tradhëtisë, e kur e kapën pushtetin në dorë e skllavëruan popullin e tyre, vëllezërit e tyre.
E populli i mallkon në heshtje, por atë ditë që nxjerrin zë kundër pushtetit bie mallkimi mbi ta, së pari nga “dijetarët” e pushtetit, e pastaj nga “zebanijet” e tyre.
Islami ka ardhur t’i çlirojë njerëzit nga skllavëria e padrejtësia! Dhe çdoherë kur të shihni që po skllavërohen njerëzit në emër të Islamit dhe po u bëhet padrejtësi në emër të tij, ky është skllavërim por asesi Islam.
Dr. Rijad Imeri