‘Burdushi’ prej nesër hyn në grevë urie

Mashtruesi i vetshpallur si gjoja se “mjek popullor” Hysni Peqani, i njohur si ‘Burdushi’, i cili po mbahet në burg, ka paralajmëruar që prej ditës së diel do të futet në grevë urie pasi konsideron së është  diskriminuar.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin avokati i tij, Asdren Hoxha.

Hoxha tha se klienti i tij ka vendosur që të hyj në grevë urie që nga e dita e diel pasi ai nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.

“Ka vendosur që të hyjë në grevë urie që nga nesër. Pasi ai konsideron që është duke iu bërë padrejtësi, nuk është marrë në pyetje që tre muaj dhe është paraburgos në mënyrë të pazakonshme se të tjerët. Pastaj është mbajtur seanca për konfiskimin e pasurisë pas prezencën e tij dhe të avokatëve edhe pse është paraburgosur. Peqani konsideron është duke u diskriminuar hapur”, ka thënë avokati Hoxha, duke shtuar se e përkrah vendimin e tij.

Ndryshe, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale ku edhe po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.