Ka dominuar horizontin e qytetit për më shumë se 80 vjet bunkeri i Shen Pauli në Hamburg të Gjermanisë kthehet në një hotel.
Ky bunker është ndërtuar në sajë të punës së detyruar nga regjimi nazist i Adolf Hitlerit dhe është relikt e periudhës më të errët në historinë e Gjermanisë.
Tashmë ish-bunkeri është rikthyer në një nga destinacionet e preferuara të turistëve të huaj që vizitojnë Hamburgun, por edhe i pushuesve vendas.
Më shumë se 58 metra i lartë në të janë dy restorante, një hotel Hard Rock pesëkatësh, një bar dhe një kopsht nga i cili gjelbërimi rrjedh me bollëk mbi fasadën e betonit. Ndërkaq një ekspozitë në katin e parë tregon historinë e plotë të këtij bunkeri.
Një gjigand betoni prej 76 mijë tonësh me mure mbi 2.5 metër të trashë, ky është një nga tetë bunkerët kundër ajrorë, të cilët Gjermania i ndërtoi pas sulmeve ajrore britanike në Berlin në vitin 1940.
Pavarësisht se mbart një histori të errët të një periudhe mizore, ky bunker që ngjason më shumë me një kështjellë nuk mund të shkatërrohej apo të injorohej.