Ballina Lajmet Shqipëri Bum turistësh në Shqipëri për vitin 2018

Bum turistësh në Shqipëri për vitin 2018

Bum turistësh drejt Shqipërisë, një prej destinacioneve më popullore gjatë verës 2018, sipas të dhënave nga portalet e prenotimeve të hoteleve dhe fluturimeve, shkruan në faqen e saj në internet gazeta italiane “Il Messaggero”.

Vendi i Shqiponjave pëlqehet shumë edhe nga italianët. Rreth 5,7% e tyre e kanë zgjedhur si destinacion për të kaluar pushimet e verës. Por, edhe ata që kërkojnë në internet informacione për Shqipërinë janë të shumtë.

Një rezultat i jashtëzakonshëm, nëse shihet historia e këtij vendi, që vetëm pak vite më parë turizmi gati nuk ekzistonte fare.

Arsyet përse turistët zgjedhin këtë vend si destinacion për pushimet e tyre janë të shumta.

Në radhë të parë ka një raport të shkëlqyer cilësi-çmim. Shqipëria është një destinacion i lirë dhe cilësia e shërbimeve është e mirë.

Nga ana tjetër, komentet e turistëve janë shumë pozitive dhe kjo tregon se vendi ka shumë për të ofruar.

Për të mos u nënvlerësuar është edhe pozicioni i mirë i Shqipërisë, që është pranë të gjitha baseneve të Mesdheut.

Në fund, një faktor tjetër i rëndësishëm që tërheq gjithnjë e më shumë persona janë 3390 atraksionet turistike të vendit.

Mund të gjeni për të gjitha shijet. Nga plazhet e bukura të Velipojës, Rana e Hedhun, tek Parku Kombëtar i Divjakë-Karavastasë dhe gadishulli i Karaburunit, pa harruar qytetet dhe fshatrat e shumta për të vizituar. /G.S/

Exit mobile version