Bulqizë – Vdes nëna me 2 fëmijët nga rrjedhja e gazit, një anëtar i familjes në gjendje të rëndë

Një nënë 40-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 18 dhe 15 vjeç kanë humbur jetën në Bulqizë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ndërkohë që një tjetër pjesëtar i familjes ndodhet në gjendje të rëndë, shkruan topchannel.

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolanës, në fshatin Guri, në njësinë administrative Ostren, ku ende ambulanca nuk ka mbërritur.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat policore.

Bulqizë / Informacion paraprak

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.