Bullizmi – Fenomeni me të cilin mund të përballen edhe fëmijët tuaj, dhe ju mund të mos jeni në dijeni

Çdo ditë, 10 vjeçari Seth i kërkon nënës së tij më shumë lek për drëken e ndërkohë ai duket i dobët si shkop e madje një ditë erdhi në shtëpi i uritur. Rezultoi se Sethi po i jepte lekët e drekës një djali në klasën e 5të i cili e kërcënonte se do e rrihte nëse Sethi vogël nuk i dorëzonte lekët.

Kajla 13 vjeçe mendonte së gjërat po shkonin mirë në shkollën e saj të re, kjo pasi gjithë vajzat popullore të shkollës po i kushtonin rëndësi asaj. Por më vonë ajo zbuloi se njëra prej tyre kishte përhapur një thashethem të keq për të. Kajla qante përnatë dhe shkonte në zyrën e doktorit të shkollës çdo ditë duke shpikur një sëmundje vetëm që ti shmangej këtyre vajzave në mësim.

Fatkeqisht forma e bullizmit me të cilën përballen Seth dhe Kajla është tejet i përhapur. Në sondazhe kombëtare shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve pranojnë që fenomeni i bullizmit ndodh në shkollën e tyre.

Një person që përdor formën e bullizmit mund ta shëndroj rrugën deri te autobuzi i shkollës apo kohën e pushimit në një makth për fëmijët dhe mund të lëj pasoja emocionale. Në situate ekstreme mund të përfshijë kërcënime të dhunshme, dëmtime të pronës apo dhe dhunë fizike.

Nëse fëmija i juaj ka rënë pre e bullizmit, ju duhet të veproni për ta ndaluar. Ka disa mënyra që ju mund ta ndihmoni fëmijët të përballet me talljet, bullizmin, thashethemet për të minimizuar impaktin që ka tek ta. Por dhe nese në shtëpinë tënde deri tani nuk është hasur kjo problematikë sugjerohet që të bisedoni me fëmijët tuaj në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për tu përballur me të nëse ndodh në të ardhmen.

Identifikimi

 Shumica e fëmijëve janë ngacmuar nga vëlla/motra apo dhe miqtë në një moment të jetës së tyre por kjo është zakonisht jo e dëmshme nëse është kryer në formë loje apo të dy fëmijët argetohen. Por kur ngacmimi kthehet në tallje me anë të komenteve dëmtuese dhe konstante kalon vijën e kuqe dhe shëndrohet në bullizëm i cili duhet të ndaloj.

Bullizmi është dhunë fizike, verbale apo psikologjike me qëllim Mund të variojë nga goditja, shtyrja, fyerja, kërcënimi, dhe shvatja e vlerave monetare apo prone.

Disa fëmijë përdorin forma të bullizmit përmes shmangies së tjetrit dhe shpërndarjes së thashethemeve për ta. Të tjerë po përdorin rrjetet sociale apo mesazhet elektronike për ti tallur të tjerët apo për ti lënduar. Është shumë e rëndësishme që ju ta trajtoni me seriozitet fenomenin e bullizmit dhe jo ta anashkaloni si diçka që fëmija ‘’duhet të kalojë për tu forcuar’’. Efektet e bullizmit mund të jenë serioze dhe të prekin sigurinë dhe vetbesimin e fëmijës. Në raste të rënda bullizmi ka kontribuar në tragjedi si vetvrasja apo sulmet me armë në shkolla.

Përse ndodh?

Fëmijët e përdorin këtë formë ndikimi për një variacion arsyesh. Ndonjëherë tallen me të tjerë sepse kanë nevojë për një viktimë, për dikë që duket emocionalisht apo fizikisht më i dobët, dikush që sillet apo duket ndryshe-për tu ndjerë më i rëndësishëm, popullor dhe në kontroll. Edhe pse disa aggressor janë më të mëdhenjë apo të fuqishëm se viktima, nuk ndodh gjithmonë kështu.

Ndonjëherë fëmijët e ushtrojnë bullizmin sepse kështu janë mësuar. Ata mund të mendojnë se kjo sjellje është normale sepse në familjen e tyre atje ku të gjithë inatosen e bërtasin tallen me njëri tjetrin. Ose ndonjë emision në TV e promovon të sjellurin keq njerëzit janë eliminuar, larguar apo tallur për aparencën e tyre apo mungesën e talentit.

Shënjat

Vetëm nëse fëmija juaj ju tregon se ndaj tij po ushtrohet bullizëm apo ka shënja fizike të dhunës është tepër e vështirë të kuptosh se po ndodh.

Por ka disa shënja paralajmëruese. Prindërt thonë se ata fillojnë të dallojnë kur fëmija sillet ndryshe apo duket në ankth, mungesë e urisë, pagjumsia apo ndalim i aktiviteteve që preferonte. Kur fëmijët duken me humor të luhatshëm, lehtësisht të prekshëm apo fillojnë të anashkalojnë disa situate (si p.sh mos të hypi te fugoni i shkollës) këto bashkë mund të jenë shanja se po përjeton bullizëm.

Nëse ti dyshon por fëmija nuk të hapet gjej mundësi ta hapësh temën duke i rënë nga larg. Për shëmbull sheh një situatë në një emision TV përdore atë si një pikë ku ti mund të hapësh bisedën duke pyetur ‘’si mendon për këtë që  pe?’’ ose ‘’si mendon se duhet të sillet ai personi?” Kjo mund të sjellë pyetje si ‘’E ke parë në jetë reale të ndodh kjo?” “A e ke përjetuar ndonjëherë?”. Gjithashtu ne ju sugjerojmë të flisni për eksperiencat tuaja apo të një anëtari tjetër të familjes që mund ta ketë përjetuar këtë gjë.

Bëj me dije fëmijës se të jesh viktime e bullizmit apo ngacmimit , apo dhe ta shohësh që i ndodh dikujt tjetër është tepër e rëndësishme ti tregoni dikujt, qoft ju apo një adulti tjetër si mësuesi, psikologu i shkollës, motrës apo vëllait etj.

Si ti ndihmojmë fëmijët

Nëse fëmija ju tregon se po përjeton bullizëm nga një tjetër dëgjoje me kujdes ofroji mbështetje. Fëmijët e kanë të vështirë ti tregojnë të rriturve mbu bullizmin pasi ndihen në turp që kjo që po i ndodh apo shqetësohen se prindi do të zhënjehet, acarohet apo do veprojë.

Disa fëmijë mendojnë se janë vetë fajtor pse po i ndodh kjo se nëse ata do të dukeshin ndryshe një gjë e tillë nuk do i ndodhte. Ndonëjhërë janë të frikësuar se nëse agresori e zbulon që ata treguan situata do të përkeqësohet. Të tjerë janë të fikësuar se nëse i tregojnë prindërve nuk do ti besojnë ata ose do të veprojnë. Ata kanë frikë se prindi do ti kërkojë të luftojë dhe ata nuk mundet ta bëjnë këtë gjë.

Vlerëso fëmijën kur ju tregon dhe rikujtoje se ai ose ajo nuk është vetëm-shumë fëmijë e përjetojnë në jetë. Thekso së fajtori në këtë rast nuk është fëmija por ai që po ushtron bulling. Sigurohe fëmijën se do e zgjidhni bashkë këtë problem.

Njofto dikë në shkollë (drejtorin e shkollës, psikologun apo mësuesin) të dinë mbi situatën. Ata janë në një pozitë monitorimi dhe ku mund të ndërmarrin hapa për të parandaluar problem.

Për shkak se termi ‘’bullizëm’’ mund të përdoret për shumë situate, nuk ka një qasje trajtimi. Ajo që sugjerohet për një situatë mund të mos jetë e përshtatshme në një tjetër. Shumë faktorë si mosha e fëmijëve, rrezikshmëria , dhe sjellja specifike përcakton veprimin më të mirë për ta zgjidhur.

Merre seriozisht nëse dëgjon se bullizmi bëhet më keq dhe nëse agresori kuptoji se fëmija juaj tregojë apo nëse ka bërë kërcënime apo ka ushtruar dhunë fizike. Ndonjëhërë është veprim i duhur takimi me prindërit e agresorit. Por në shumicën e rasteve mësuesit apo psikologu duhet të jenë kontakti i parë. Nëse ju i keni provuar këto medota dhe dëshironi të flisni me prindërit e fëmijës duhet ta bëni në një kontekst ku i pranishëm është dhe një përfaqësues nga shkolla.

Shumica e shkollave kanë politika kundër bullizmit e ndërkohë shumë shtete po hartojnë ligje ndaj tyre. Nëse ti ke një shqetësim serioz mbi situatën e krijuar kontakto autoritetet përgjegjëse.

Këshilla për fëmijën

Prindërit mund ti ndihmojnë fëmijët të trajtojnë bullizmin kur ndodh. Për disa prindër mund të jetë tunduese ti thuash të luftojë për vetën e tij, sigurisht ti je i inatosur që fëmija juaj po vuan dhe ty të kanë mësuar që duhet ‘’të ngresh zërin për veten’’ kur ishe i vogël. Ose ti mund të jesh i shqetësuar se fëmija do të vazhdojë të vuaj në duart e agresorit dhe mendon se duke ia kthyer dorën mund ta trëmb agresorin. Por është shumë e rëndësishme ti këshilloni fëmijët të mos kthejnë dorë e aq më keq të mos ushtrojnë vet bullizëm. Kjo përshkallzohet në dhunë dhe diskush mund të dëmtohet. Në këtë situatë duhet të largohet , të shoqërohet me të tjerë dhe ti tregojë një adulti.

Disa strategji për të diskutuar me fëmijët dhe që i ndihmon të ndihen më mirë janë:

  • Shmange agresorin dhe përdorin sistemin shok. Përdor një tualet tjetër nëse agresori vjen pranë jush dhe mos lëviz gjithë kohës vetëm. SIgurohu që shoqërohesh nga një shok në fugon, korridore të shkollës, orarin e pushimit.
  • Mbaje inatin. Është e natyrshme të mërzitesh me agresorin, por kjo vetëm e fuqizon atë. I bën ata të ndihen më të fuqishëm. Praktiko të mos reagosh, apo të dukesh i mërzitur, kjo do shumë praktikë por është një aftësi shumë e mirë për që bullizmi të ndaloj (pasi nuk ka më efeket). Ndonjëherë fëmijët mendojnë se ‘’qetësimi’’ i ndihmon shumë duke numëruar deri në 10, të marrin frymë thellë, apo të largohen. Ndonjëherë mësimi i mbajtjes së maskës së qetë i ndihmon të largojnë agresorin.
  • Ki kurajo, largohu dhe injoroje. Me zë të qartë dhe me zërin e lartë thuaj agresorit të ndalojë, dhe pastaj largohu. Praktiko të injorosh talljet, sillu si i painteresuar. Duke e injoruar ti po tregon që nuk të intereson e kështu agresori mërzitet sepse nuk ka më efekt te ti.
  • Tregoji një adulti. Mësuesi, drejtori i shkollës, prindi apo dikujt tjetër në shkollë të gjithë mund të ndihmojnë ti jepni fund bullizmit.
  • Bisedo. Bisedo me dikë që ke besim si një psikolog, mësues, motër/vëlla apo mik. Ata mund të ju ndihmojë me sugjerime për të regulluar situatën. Ti nuk je asnjëherë vetëm.

Vetbesimi

Vetbesimi i çdo fëmijë që përballet me bullizmin pëson goditje, prandaj për ta ringritur atë ju duhet të inkurajoni fëmijët tuaj të shpenzojnë kohë me miqtë që janë një ndikim pozitiv te ta. Të marri pjesë në sporte apo në aktivitete që forcojnë shoqëri.

Ji gjithmonë i gatshëm për ta dëgjuar por inkurajoje për të treguar dhe pjesët e bukura të ditës dhe dëgjoi me vëmëndje. Rithekso që ti ke besim tek ta dhe do bësh gjithçka për të ndaluar situatën të cilën fëmija po kalon.

 Nje rast dhe sugjerim trajtimi

“Djali im urren të shkoj në shkollë sepsë një bashkëmoshatar e tall dhe e ngacmon përditë. Si mund ta ndihmoj atë?”

Të përballesh me një agresor është e vështirë për çdo fëmijë sidomos  në ambientet e shkollës. Dëgjoje djalin dhe siguroje që ti e kupton dhe çdo ndjesi që ai po provon është normale. Siguroje pa e bërë të ndihet sikur po anashkalon ndjenjat e tij. Kur ai të tregon sesi ndihet, përsërit mendimet dhe ndjenjat e tij duke përdorur fraza si: “Unë e di që ti je i shqetësuar’’. Kur fëmija ndihet i kuptuar nga ju do të jetë më i hapur për të pranuar ndihmë dhe këshillat tuaja.

Shpjegoji se që të gjithë shqetësohen, edhe të rriturit në momente të ndryshme. Por  ka mënyra që ti të ndihesh më mirë dhe të kesh më pak frikë. Flisni mbi disa strategji që fëmija mund të përdor nëse dikush e tall. Injorimi i agresorit, ose largimi, përdorja e humorit për të luftuar agresivitetin mund të funskionoj. Agresorët heqin dorë kur shohin se nuk shkaktojnë reagim nga objektivi i tyre.

Përpiqu që ta bësh djalin t’ju tregoj se çfarë po ndodh në shkollë dhe dëgjoje me vemendje. Edhe pse fëmijët mund ti zgjidhin shumë nga incidentet që kalojnë vet, shikoje me kujdes situatën. Nëse ajo vazhdon përfshihu duke biseduar me mësuesin e shkollës.

Nuk duhet të harrojmë se dikur bullizmi konsiderohej diçka normale në proçesin e rritjes por sot njihet si një problem serioz.

Për ta ndihmuar fëmijën tuaj ju duhet të keni njohuri të mjatueshme mbi këtë fenomen. Tipet e bullizmit janë:

  • Fizike-goditja, pengimi, shkelmi si dhe shkatërrimi i një prone të fëmijës
  • Verbale-tallja, ngacmimi, komente të papërshtatshme
  • Psikologjike ose sociale-shpërndarja e thashethemeve mbi fëmijën, vënia në lojë në publik, përjashtimi nga një grup.
  • Elektronike-bullizmi online përfshin të gjitha mediumet elektronike si emaili, ëebfaqet, rrjetet sociale , mesazhet , videot , etj të përdrorura për kërcënim ose lëndim.

Pasojat që shkakton bullizmi te fëmijët që janë në rolin e viktimës :

  • Probleme mendore-fëmijët që kanë rënë pre e bullizmit kanë rrezikshmëri më të lartë ndaj depresionit, ankthit, pagjumsisë, mungesës së vetbesimit dhe mendime për lëndim të vetes deri te vetvrasja.
  • Nota të këqija në mësim-ata mund të kenë frikë të shkojnë në shkollë apo të marrin rezultate të larta. Ata gjejnë mënyrë shmangie lënien e orëve të mësimit .
  • Përdorimi i substancave/droga-janë më të rrezikuar ndaj përdorimit të alkoolit apo drogave të tjera.
  • Dhuna-shumë nga fëmijët që kanë rënë pre e shfaqin me dhunë te të tjerët.

 

Si ta dalloni që fëmija juaj është i prekur nga ky fenomen

 

Nëse fëmija juaj ka rënë pre e bullizmit ai/ajo mund të mos tregojë nga frika apo turpi. Shënjat paralajmëruese mund të jenë të padallueshme por ki parasysh këto ndryshime në humor apo sjellje :

  • Humbet apo shkatrron veshje, pronë personale
  • Humbet miq apo shmanget nga situata sociale
  • Ka rezultate të dobëta në shkollë , mungesë dëshire për të shkuar në shkollë
  • Dhimbje koke, barku apo ankesa të tjera fizike
  • Probleme me gjumin
  • Ndryshon zakone të ushqimit
  • Shqetsim pas kohës së shpenzuar në internet apo në telefon pa shpjegim
  • Mungesë vetvlerësimi
  • Sjellje vetshkatërruese apo largimi nga shtëpia.

Tregohuni të vemendshem ndaj fëmijes suaj dhe qëndrojini pranë , çdo fëmijë mund të kaloj fenomenin e bullizmit si viktime apo dhe si vet agresori. Ju duhet ti ndihmoni ata ta tejkalojne ketë՞