Bulliqi priti në takim përfaqësues të organizatës “Qatar Charity”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim përfaqësuesin e organizatës “Qatar Charity”, Arsim Kadriu, me bashkëpunëtorë.
Në takimin e sotëm të kryetarit Shpejtim Bulliqi, ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, u diskutua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Përfaqësuesit e “Qatar Charity” uruan kryetarin Bulliqi për mandatin e kryetarit të Komunës, duke premtuar përkrahje dhe bashkëpunim të plotë.
Kjo organizatë është duke vazhduar realizmin e projektit të hapjes së puseve të ujit të pijes për familjet në nevojë dhe institucione. Me 31 puset që janë duke u hapur, do të arrij në 246 numri i përgjithshëm i puseve të hapura në komunën tonë. “Qatar Charity” gjithashtu ka dhuruar laptop për nxënës gjatë pandemisë për mësim online.

Kadriu premtoi se kjo organizatë shumë shpejt do të fillojë ndërtimin e një Qendre Stomatologjike në Podujevë, në vlerë prej rreth 120 mijë euro.
Kryetari Bulliqi falënderoi organizatën “Qatar Charity” dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në projekte të ardhshme që ndihmojnë dhe lehtësojnë jetën e qytetarëve llapjanë.