Bulliqi e Isufi japin dorëheqje nga komisioni për demarkacion, fajësojnë politikanët për situatën e krijuar në vend

Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi kanë dhënë dorëheqje nga komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, nuk janë më pjesë e komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Përmes një postimi profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, vetë Isufi e ka bërë të ditur këtë, shkruan lajmi.net.

Isufi po ashtu ka treguar edhe arsyet pse e çan atë dhe Bulliqin ta bëjnë këtë.

Sipas tij, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e situatës politike në vend.

“Përkundër vështirësive, komisioni arriti që të siguroj dhe publikoj në raportin e veçantë materiale me mbi 800 faqe, të cilat ishin zyrtare dhe të krijuara nga institucionet relevante shtetërore dhe politike të Kosovës. Raporti në gjuhen angleze tani është i vendosur në të gjitha bibliotekat kryesore të shumicës së shteteve perëndimore, si dhe në bibliotekën e Kongresit Amerikan. Këto dëshmi të cilat në një sistem socialist me një censurë të madhe dhe kontroll të jashtëzakonshëm, dëshmonin dhe dëshmojnë së kush ka administrua me atë territor, kush ka shpenzuar buxhet për zhvillim dhe mbikëqyrje të ati territori etj. Përkundër publikimit të këtyre dokumenteve dhe prezantimit publik, prapë u gjenden disa amator qëllim keq që ende nuk dihet arsye pse u rreshtuan në pjesën antikombëtare dhe u avancuan si avokat të Malit të Zi nga radhët shqip folës të Kosovës. Historia do t’i radhitë në anën e erret kombëtare, sikurse i ka radhitë të gjithë ata deputet të Kuvendit të Shqipërisë së para Luftës së II-të botërore dhe “intelektual” të asaj kohe që kontribuuan pa masë në dhënien e Shën Naumit ish-Jugosllavisë. Çdo kush me vetëdije apo nga lakmia e zgjedhë rrugën e vet, por mjerë ai njeri apo grup njerëzish që rreshtohen kundër popullit dhe vendit të vet”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Isufit.

Njoftimi i plotë i Isufit, pa ndërhyrje:

Të nderuar miq!

Situata në të cilën po gjendet shoqëria kosovare është shumë e rëndë dhe kërkon mobilizim maksimal për tejkalim sa më të lehtë dhe të pranueshëm.

Problemi me Covid-19-in, pa maturia politike dhe degradimi ekonomik na bënë të pyesim veten se në çka jemi tendosur kaq keq, të shtyrë nga papërgjegjësia, lakmia, egoizmi, inati i pa kuptimtë, tradhtia dhe gatishmëria për të prishur çdo gjë që është pak sa inicial për përmirësim të gjendjes së përgjithshme shoqërore.

Në këtë rast kur në Republikën e Kosovës u shënua viktima e parë nga virusi Covid-19, nuk e pamë të udhës të publikojmë shkrimin tonë të tërësishëm në lidhje me dy vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes së delimitimit/”demarkimit” të vijës kufitare të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi.

Në këtë rast veç duam t’iu informojmë se që në fillim situata ishte e vështirë dhe e pa shpjegueshme. Për deri sa komisioni i autorizuar me vendim të veçantë të qeverisë, mblidhte, sistematizonte, përpunonte dhe analizonte informata të llojeve të ndryshme, ministri i punëve të jashtëm, shkonte në Podgoricë dhe deklaronte se kufiri është “demarkuar” drejt, saktë dhe pa probleme.

Një jo seriozitet i politikës kosovare karshi politikës së shteteve fqinjë, dëmtonte pa masë aktivitetin dhe mundimin e komisionit për përmirësimin e gabimeve të bëra nga komisioni paraprak. Përkundër vështirësive, komisioni arriti që të siguroj dhe publikoj në raportin e veçantë materiale me mbi 800 faqe, të cilat ishin zyrtare dhe të krijuara nga institucionet relevante shtetërore dhe politike të Kosovës. Raporti në gjuhen angleze tani është i vendosur në të gjitha bibliotekat kryesore të shumicës së shteteve perëndimore, si dhe në bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Këto dëshmi të cilat në një sistem socialist me një censurë të madhe dhe kontroll të jashtëzakonshëm, dëshmonin dhe dëshmojnë së kush ka administrua me atë territor, kush ka shpenzuar buxhet për zhvillim dhe mbikëqyrje të ati territori etj.

Përkundër publikimit të këtyre dokumenteve dhe prezantimit publik, prapë u gjenden disa amator qëllim keq që ende nuk dihet arsye pse u rreshtuan në pjesën antikombëtare dhe u avancuan si avokat të Malit të Zi nga radhët shqip folës të Kosovës.

Historia do t’i radhitë në anën e erret kombëtare, sikurse i ka radhitë të gjithë ata deputet të Kuvendit të Shqipërisë së para Luftës së II-të botërore dhe “intelektual” të asaj kohe që kontribuuan pa masë në dhënien e Shën Naumit ish-Jugosllavisë. Çdo kush me vetëdije apo nga lakmia e zgjedhë rrugën e vet, por mjerë ai njeri apo grup njerëzish që rreshtohen kundër popullit dhe vendit të vet.

Komisioni duke i parë gjitha këto, dhe jo angazhimin e politikës së jashtme të Kosovës nga qeveria e kaluar për organizimin zyrtarë të takimeve të komisionit të përbashkët për fillimin e korrigjimit brenda afatit të caktuar me marrëveshje, dhe duke parë gatishmërinë e kësaj politike për të neglizhuar punën praktike të këtij komisioni, ne që më datë 11.03.2020, kemi paraqit dorëheqjen nga ky komision pran kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Dorëheqja është pasoj edhe e koalicionit të ri, ku pjesë e qeverisë është një parti e cila me egërsi të pa parë e mbronte delimitimi/”demarkimin” e vijës kufitare sipas marrëveshjes së vitit 2015.

Tekstin e tërësishëm me të gjitha hollësitë dhe ngjarjet e zhvilluara nga formimi i komisionit deri me datën e dorëheqjes do ti publikojmë në kohë më të mirë, atëherë kur rreziku shëndetësor për popullsinë e Kosovës do të eliminohet tërësisht.

Deri atëherë urojmë që institucionet relevante të Republikës së Kosovës të realizojnë punën me sukses, ndërsa shoqërisë kosovare i sugjerojmë respektim maksimal të udhëzimeve të dala nga këto institucione me të vetmin qëllim, minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga Covid-19.