I sapo rizgjedhur, presidenti bullgar Rumen Radev ka përsëritur se Sofia zyrtare nuk do të ndryshojë qëndrim sa i takon vetos për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Në një deklaratë për mediat, Radev ka thënë se qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat kombëtare kur bëhet fjalë për identitetin, historinë bullgare dhe të drejtat e minoriteteve bullgare.
Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka bllokuar edhe procesin e anëtarësimit për Shqipërinë.