Bullgaria ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca COVID-19, duke u bashkuar me një numër të vendeve evropiane që kanë ndaluar përdorimin e saj.
Disa vende evropiane kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca mbi frikën e efektit anësor të mpiksjes së gjakut, por OBSH dhe Gjermania thonë se nuk shohin ndonjë arsye për shqetësim.
Frika për sigurinë e vaksinës u rrit të dielën kur Austria njoftoi se kishte ndaluar përdorimin e një serie të AstraZenecas ndërsa po hetonte vdekjen e një personi nga çrregullimet e mpiksjes së gjakut dhe një tjetër të sëmundjes së embolisë pulmonare. Kryeministri Bullgar Bojko Borisov tha në një deklaratë të premten se përdorimi i vaksinës do të ndërpritet “derisa të hiqen të gjitha dyshimet dhe për sa kohë që ekspertët nuk japin garanci se nuk paraqet rrezik për njerëzit”. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë shprehur besim mbi sigurinë e vaksinës dhe kanë inkurajuar vazhdimin e përdorimit të saj. Danimarka, Norvegjia, Islanda, Italia dhe disa vende tjera kanë shtyrë apo kufizuar vaksinimin me këto vaksina, pas raportimeve të izoluara të pacientëve që janë përballur me mpiksje gjaku. /Mesazhi.com