Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bullgaria dhe Rumania, anëtare të plota të zonës Shengen

Bullgaria dhe Rumania, anëtare të plota të zonës Shengen

Bullgaria dhe Rumania janë bashkuar edhe me rrugë tokësore në zonën e udhëtimit pa viza Shengen të bllokut evropian, transmeton Anadolu.

Në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel u vendos që Bullgaria dhe Rumania të përfshihen në Shengen edhe me rrugë tokësore.

Më 31 mars, të dy vendet u përfshinë në zonën e lirë të udhëtimit të BE-së në rrugët detare dhe ajrore.

Së fundmi, Bullgaria dhe Rumania u bllokuan nga Holanda, Hungaria dhe Austria lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Shengen.

Austria, një nga vendet që kishte parashtruar rezervat e saj për arsye të tilla si emigracioni dhe korrupsioni, njoftoi se do të tërheq veton e saj.

Bullgaria dhe Rumania u anëtarësuan në BE në vitin 2007.

Exit mobile version