Bullgaria dhe Rumania janë bashkuar edhe me rrugë tokësore në zonën e udhëtimit pa viza Shengen të bllokut evropian, transmeton Anadolu.
Në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel u vendos që Bullgaria dhe Rumania të përfshihen në Shengen edhe me rrugë tokësore.
Më 31 mars, të dy vendet u përfshinë në zonën e lirë të udhëtimit të BE-së në rrugët detare dhe ajrore.
Së fundmi, Bullgaria dhe Rumania u bllokuan nga Holanda, Hungaria dhe Austria lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Shengen.
Austria, një nga vendet që kishte parashtruar rezervat e saj për arsye të tilla si emigracioni dhe korrupsioni, njoftoi se do të tërheq veton e saj.
Bullgaria dhe Rumania u anëtarësuan në BE në vitin 2007.