Këto do të jenë zgjedhjet e katërta në periudhë prej dy vitesh
Zyra e presidentit të Bullgarisë ka bërë të ditur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në këtë vend do të mbahen me 2 tetor të këtij viti.
Këto zgjedhje do të organizohen si pasojë e dështimit të përpjekjes së tretë dhe të fundit për formimin e qeverisë së re në javën që lamë pas.
Presidenti Rumen Radev shpërndau parlamentin dhe emëroi Galab Donev në krye të qeverisë kalimtare.
Në qeverinë e përkohëshme të Donev që do të fillon me punë më 2 gusht, gjinden gjithsej 20 ministra, nga të cilët katër janë ish kryeministra.
Në qeverinë e dytë të përkohshme në vitin 2021, Donev shërbeu si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.
Po ashtu, në qeverinë e përkohshme, ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Petar Demerxhiev, ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Nikolaj Milkov, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Dimitar Stojanov.
Qeveria e mëparshme e ish-kryeministrit Kiril Petkov ishte në pushtet vetëm gjashtë muaj.
Partia Socialiste e Bullgarisë (PSB) që më 18 korrik mori mandatin për formimin e qeverisë, zyrtarisht ia ka kthyer presidentit më 28 korrik.
Këto do të jenë zgjedhjet e katërta në periudhë prej dy vitesh. Në Bullgari erdhi deri te jostabiliteti politik që kur në qershor u votua mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Kirill Petkov. /trt