Ballina Kuzhinë Bukëza me kungull; receta e stinës për fëmijë

Bukëza me kungull; receta e stinës për fëmijë

Përbërësit:

  • 200 g pure kungulli,
  • 100 ml qumësht,
  • 7 g maja,
  • 50 g gjalpë,
  • 400 g miell,
  • 1 lugë kripë
  • ½ lugë kanellë

Përgatitja:

Në tas përziejmë qumështin e vakët me majanë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Shtojmë purenë e kungullit, kanellën, gjalpin e tretur, miellin dhe kripën. E punojmë sa të bëhet brumë i butë. E mbulojmë dhe e vendosim të pushojë për 1 orë. E ndajmë në 20 pjesë, I japim formë të rrumbullakët dhe i lidhim me spango kuzhine, duke krijuar 8 ndarje. I vendosim në tavë me letër furre, i lyejmë me qumësht dhe i pjekim pas 10 minutash në furrë të parangrohur për 20-30 minuta me 180 °. Heqim me kujdes spangon dhe sipas dëshirës i vendosim një shkop kanelle.

NGA MIRELA ANDONI

Exit mobile version