Përbërësit:
2 speca, 1 kuq dhe 1 jeshil
150 gr kos
Vezë
200 gr miell 00
80 ml vaj luledielli
100 gr djathë kaçkavall
1 thelpi hudhër
1 bustina maja
Kripë
Përgatitja:
Pasi pastrojmë mirë specat i fusim në furrë, apo në zgarë. Pasi piqen paska, heqim lëkurën dhe i presim me shirita.
Një një tigan hedhim vajin dhe së bashku me një thelpi hudhër, skuqim paska specat. I kriposim në fund dhe I lëmë të pushojnë.
Në një enë shtojmë kosin dhe vezët, më pas shtojmë miellin, kripë, majanë dhe djathin kaçkavall të grirë. I bashkojmë dhe nëse është e nevojshme shtojmë pak qumësht, deri sa të arrihet një masë uniforme.
Më pas në brum shtojmë dhe specat. Pasi është gati e shtrojmë në një tavë të posaçme dhe e pjekim me 170 gradë për 40 minuta.