Buka e përgatitur në shtëpi nuk ka të krahasuar me asgjë tjetër.
Në këtë mënyrë jeni ju që kontrolloni cilësinë e përbërësve me të cilët përgatitet ajo.
Receta e sotme nuk tregon hapat e përgatitjes së bukës klasike, por të një lloji tjetër që premton shumë shije.
Nga njëra anë kosi i jep butësinë perfekte si tulit por dhe kores së bukës, e ndërsa dy llojet e djathit i japin shijen dhe aromën marramendëse.
Lexoni të gjitha hapat që ju duhen dhe përgatiteni që sot këtë recetë të mrekullueshme.
Përbërësit
3 gota uji miell i situr
150 g gjalpë i shkrirë (për një recetë sa më të shëndetshme mund të përdorni vaj ulliri)
1 gotë uji me djathë të bardhë
1 gotë uji me djathë kaçkavall
2 vezë
3-4 lugë gjelle salcë kosi
3-4 lugë gjelle kos
1 lugë çaji sodë buke
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji fryrës
Përgatitja
Si fillimndizni furrën në 200 gradë.
Ndërkohë merrni një formë keku dhe lyejeni me pak vaj ulliri.
Në një tas përzieni miellin, sodën e bukës, kripën dhe fryrësin me ndihmën e një piruni.
Ndërsa në një tas tjetër rrihni vezët, kosin, salcën e kosit.
AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni telin e kuzhinës për të patur një rezultat sa më të mirë.
Do ta shihni që masa e krijuar është kremoze dhe e plotë.
Këtë salcë hidheni në mes të miellit bashkë me gjalpin e shkrirë dhe nisni ta punoni që përbërësit të lidhen.
Tani është koha që të shtoni dy llojet e djathit, që i japin dhe shijen e veçantë kësaj recete.
Përzjejeni mirë derisa të keni formuar një brumë të hollë afërsisht si të kekut klasik.
Forma e kekut që lyet në fillim me gjalpë dhe përhapeni mirë me një spatul.
Futeni për ta pjekur për 50-55 minuta, ose derisa sipërfaqja e thikës me të cilën shponi bukën të dalë e pastër.
Kur të jetë pjekur, lini të ftohet për 10 minuta para se ta ndani me të dashurit tuaj.