Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp pranë Qeverisë tha se trupat e viktimave të tragjedisë duhet të mbërrijnë javën që vjen.
Ndërsa të lënduarit planifikohen që nesër të transferohen 2 të mbijetuarit e parë, më 28 nëntor dy të tjerë, më 1 dhjetor edhe të tjerët.
Fillimisht të lënduarit do të shtrohen në spitalin e Shkupit për kontroll mjekësor dhe pastaj do të transferohen nëpër shtëpitë e tyre. /alsat-m