Bugatti teston hiperveturën e re në Zagreb

Gjërat kanë qenë relativisht të qeta që kur Bugatti zbuloi pasardhësin e Chiron në qershor.

Por, kjo video e re nuk është aspak e heshtur pasi na lejon të dëgjojmë zhurmën e fuqishme të motorit V-16.

Një prototip i Tourbillon është filmuar në Zagreb të Kroacisë në objektin e Rimac, përcjell Telegrafi.

Ende me kamuflazh, hipervetura e re ka të ngjarë të jetë prototipi i shtatë eksperimental i Bugatti.

Tourbillion hyri në fazën e testimit menjëherë pas premierës së tij botërore në mesin e vitit 2024.

Por, dërgesat për klientët nuk do të fillojnë deri në vitin 2026 dhe do të prodhohen vetëm 250 shembuj.