Buffon: U riktheva në Kombëtare për këtë arsye

Portieri legjendar, Gigi Buffon kishte paralajmëruar pensionimin nga Kombëtarja pas eliminimit nga Kupa E botës kundër Suedisë, shkruan indeksonline.

Megjithatë, 40 vjeçari i është përgjigjur ftesës së përzgjedhësit të Italisë, Di Bagio për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Kapiteni i Juves ka shtuar se Davide Astori është njëra prej arsyeve pse ai do të luaj në dy ndeshjet miqësore.

“Unë jam një person koherent me një ndjenjë të madhe përgjegjësie, këto gjëra janë të mjaftueshme për të shpjeguar praninë time. Një element i ekipit kombëtar dhe dëshiroj që prania ime të shihet në këtë mënyrë . Të rinjtë do të rriten , janë rritur tashmë dhe do të kenë hapësirën e tyre të disponueshme nesër .. Astori Davide është një tjetër arsye pse jam këtu dhe kam kërkuar për të marrë pjesë dhe për t’u përgjigjur në thirrje”, ka thënë Buffon.