Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot po mban një protestë, ndërsa janë gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës.
Protesta ka nisur me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e do të ndalen te Sheshi “Skënderbe”, para ndërtesës së Qeverisë.
Protestuesit po brohorisin “Ngritja e pagave është domosdoshmëri”, “Zbatojeni ligjin”, “Arsim cilësor nuk mund të ketë derisa nuk ka paga të dinjitetshme”, “Miratojeni ligjin për pagat”, etj.
BSPK njofton se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
Përcaktimi i Pagës Minimale
Miratimi i Ligjit për Paga
Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore
Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse
Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.