Ballina Jeta Familje Brusha juaj e dhëmbëve është burimi më i madh i infeksioneve sesa...

Brusha juaj e dhëmbëve është burimi më i madh i infeksioneve sesa guaca e WC-së! Prandaj, menjëherë veproni kështu (Video)

Nuk ia vlen fare që rregullisht i ndërroni brushat e dhëmbëve, nëse, së paku herë pas herë nuk e dezinfektoni.

Kur e përdorni të njëjtën brushë një kohë të gjatë, kjo mund të bëhet tepër e butë dhe të zhubroset, andaj më nuk mund të depërtojë deri te pjesët e thella të dhëmbëve.

Atëherë larja e dhëmbëve bëhet e padobishme, transmeton Telegrafi.

Fijet e brushës mund të thyhen, kështu që nuk do të mund t’i pastroni pllakat dhe zbrazëtirat e dhëmbëve, gjë që mund të çojë në shumimin e baktereve.

E gjitha që ju nevojitet është një enë me ujë të nxehtë, të valuar – dhe këtë veprim përsëriteni një herë në javë.

Furça e dhëmbëve është mjeti më i rëndësishëm për higjienën e gojës. Si e tillë, edhe ndaj saj duhet pasur shumë kujdes.

Specialistët këshillojnë që furça e dhëmbëve duhet të qëndrojë në një vend të hapur, por jo në vende me lagështirë dhe, për më tepër, aty ku mund të ketë kontakt me bakteret.

Mos harro, nëse furçën e mbroni me një kapak, më parë duhet ta lësh të thahet dhe pastaj ta vendosësh aty. /Telegrafi/

Exit mobile version