Bruksel, protesta në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës

Qindra persona kanë protestuar sot në Bruksel kundër pezullimit të autonomisë përmes imponimit të një administrate të dhunshme dhe arrestimit të zyrtarëve në Katalonjë, të cilën qeveria e Spanjës e zbatoi pas referendumit antikushtetues dhe shpalljes së pavarësisë së kësaj krahine, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat u organizuan nga shoqatat katalanase të cilat përkrahin idenë për pavarësinë e Katalonjës, në parkun e Brukselit i cili ndodhet afër selisë së Bashkimit Evropian (BE).

Në mesin e protestuesve ishin ministrat e qeverisë së pezulluar të Katalonjës, Meritxell Serrer Aleu, Antoni Comin dhe Clara Obios, për të cilët Spanja ka lëshuar fletëarreste evropiane.

“Rroftë Katalonja”, “Liri për të burgosurit politik”, ”BE të mos heshtë”, dhe “Evropë shpëto Katalonjën nga regjimi spanjoll”, ishin disa nga sloganet e protestuesve të cilët u mblodhën në Bruksel.

Vëmendja të veçantë tërhoqi fakti se përskaj flamurit katalanas, pjesëmarrësit në protestë valëvitën edhe flamuj flaman.