Të paktën katër persona u plagosën mbrëmë në Bruksel në konfliktin që shpërtheu në afërsi të ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në kryeqytetin belg, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazetari i AA, konflikti ka ndodhur rreth 100 metra nga ndërtesa kryesore e Konsullatës, ku pak ditë më parë u hapën kutitë e votimit për referendum mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi.
Policia belge ka ndërhyrë shpejt dhe ka parandaluar eskalimin e konfliktit, kurse të plagosurit janë transferuar në spital.
Në deklaratën e konsullatës turke shprehet keqardhje e përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare në Turqi (AK Parti, MHP, CHP, HDP) për shkak se në konflikt janë plagosur disa njerëz.
Më posht theksohet se ky incident në asnjë mënyrë nuk ka prishiur procesin e votimit në Bruksel.
Referendumi mbi reformën kushtetuese në Turqi do të mbahet më 16 prill, kurse vendvotimet në Belgjikë dhe në disa vende të tjera evropiane u hapën më 27 mars.