BROWNIE e butë dhe e shijshme.

Brownies janë ëmbëlsira tradicionale amerikane shumë të shijshme të cilat gjenden në 1001 mënyra të përgatitjes.

▪Përbërsit

  • 200 gr çokollatë
  •  160 gr gjalp
  •  4 vezë në temperaturë ambienti
  • 160 gr sheqer
  • 130 gr miell
  • 20 gr kakao
  • 1/2 lugë e vogël fryrës për ëmbëlsira
  • pak kripë

Përgatitja:
– Vendosim çokollatën e zezë me gjalpin në banjo mari deri sa të treten bashkë.
– Në një enë tjetër përziejmë përbërësit e thatë si: miell, kakao, fryrës për ëmbëlsira, kripë.
– Në një enë tjetër përziejmë me mikser vezët me sheqerin derisa të trefishohen në volum dhe ngjyra e vezëve të zbardhet.
– Shtojmë masën e çokollatës tek masa e vezëve dhe e përziejmë nga lart poshtë me delikatesë derisa të marrë ngjyrën e çokollatës plotësisht.
– Dhe në fund shtojmë përbërësit e thatë në dy pjesë dhe përziejmë përsëri nga lart poshtë me delikatesë.
– Të gjithë masën e përzier e hedhim në tavë të shtruar me letër furre dhe e pjekim në 180 gradë në furrë të parangrohur për 30 – 35 minuta.
– Mbas pjekjes e lemë të ftohet për 5 minuta dhe e nxjerrim me ndihmën e letrës nga tava, e presim në kuadrate sipas madhësisë që dëshironi.