Ballina Arritje Brokoli mund të përdoret për trajtimin e këtij lloji të kancerit

Brokoli mund të përdoret për trajtimin e këtij lloji të kancerit

Shkencëtarët njoftuan që brokoli mund të përdoret në trajtimin e kancerit kolorektal (të zorrës së trashë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të publikuar nga agjencia Yonhap, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, realizuan punime inxhinierike mbi probiotikët kundër kancerit të cilat gjenden në brokoli.

Në studimin në krye të së cilit qëndronte Chang Matthew Wook, u zbulua se probiotikët e trajtuar, ndaluan zhvillimin e kancerit dhe stimuluan tërheqjen e qelizave të kancerit kolorektal.

Gjatë punimit, në brendinë e probiotikut u vendos një molekulë e vogël organike e enzimës mirosina. U observua se në kushte laboratorike, kombinimi i këtyre probiotikëve me substanca parandaluese të kancerit si glykozinolatet, te minjtë dhe te njerëzit ndalon për 95 për qind shtimin e qelizave kancerogjene në zorrën e trashë.

Detajet e studimit u publikuan në revistën “Nature Biomedical Engineering”.

Exit mobile version