Kjo recetë u përgatit nga GATIMET SHQIPTARE
PËRBËRËSIT: 450 g brokoli, 60 ml vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull molle, 6 thelpinj hudhër, 1 lugë çaji kripë, piper i zi ose i kuq.
PËRGATITJA: Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht të ndizni furrën në temperaturën 200-230 gradë C. Më pas vazhdoni me larjen dhe prerjen e brokolit në pjesë dhe degëza të vogla sipas dëshirës tuaj. Vendosni një mikser vajin e ullirit, uthullën e mollës, hudhrën dhe kripën. Përzieni mirë për disa minuta, derisa të formohet një masë kremoze. Nëse dëshironi në këtë pikë mund të shtroni edhe piperin e zi ose të kuq. Në një enë të thellë vendosni brokolit, shtojini sipër salcën dhe përziejini mirë. Më pas kalojini në një tavë pjekjeje. Futeni në furrë dhe lëreni të piqet për 12-15 minuta në temperaturën 200 gradë C.
Brokolit tuaj do të jenë gati kur te kenë marrë ngjyrë paksa të artë dhe të jenë zbutur. Kur të jenë gati mund t’i nxirrni nga furra dhe t’i shërbeni të ngrohta me ushqime të tjera mishi apo si sallatë. Sipër mund t’i spërkatni sërish me pak piper të zi ose të kuq, për të gjithë ata që adhurojnë shijen e fortë. Këtë gatim mund ta ruani të mbyllur në frigorifer në ndonjë enë hermetike deri në 4 ditë.