Tashmë është zyrtare, Armando Broja është lojtari më i ri i Fulham. Ka pëfunduar telenovela e të ardhmes së shqiptarit, me këtë të fundit që ka zgjedhur të largohet nga Chelsea, por të qëndrojë në Premier League.
Broja është larguar nga Chelsea, për të kaluar te Fulham në formë huazimi. 22-vjeçari shqiptar do të jetë pjesë e Fulham deri në fund të sezonit aktual, me këta të fundit që do të paguajnë 4 milionë paundë për këtë formulë transferimi. Ylli i Kombëtares do të mbajë fanellën me numrin 9, duke i besuar shqiptarit “çelësat” e sulmit.
Një rast i artë për Armando Brojën, i cili pritet të jetë një lojtar kyç në ekipin ri. Gjithashtu është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare të cilët shpresojnë që Broja të rikthehet në formë optimale që në Europian të kemi një “armë” më shumë.