Ballina Sport Futboll Broja debuton në vikend me Evertonin

Broja debuton në vikend me Evertonin

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja pritet të debutoj këtë vikend me fanellën e skuadrës së Evertonit.

Ekipi nga Premier League, të enjten ka njoftuar se Broja do ta bartë fanellën me numrin 22, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e inkuadrimit të tij ndaj Aston Villas.

Dueli mes Aston Villas dhe Evertonit, luhet të shtunën prej orës 18:30 në stadiumin “Villa Park” dhe i takon xhiros së katërt të kampionatit anglez.

Broja këtë verë u huazua tek Evertoni nga Chelsea, por ende nuk ka debutuar me ekipin e ri për shkak të lëndimit që e kishte pësuar më herët.

Tani, Broja është rikuperuar dhe gati ta ndihmoj Evertonin të marrë pikët e para këtë edicion, pasi zë vendin e fundit në tabelë pa pikë.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa Evertoni ka opsionin e blerjes së tij verën tjetër për 22 milionë euro.

Sulmuesi 23-vjeçar më herët ka qenë i huazuar edhe tek Fulhami, Southamptoni e Vitesse.

Exit mobile version