British Airways pezullon fluturimet drejt Iz’raelit deri në fund të marsit

Linja ajrore thotë se do të ngrijë fluturimet për në Izrael gjatë pesë muajve të ardhshëm.

“Kjo do t’u japë siguri më të madhe klientëve tanë me të cilët po kontaktojmë për t’i këshilluar për opsionet e tyre, duke përfshirë një rimbursim të plotë,” tha një zëdhënës i British Airways në një deklaratë të dërguar me email, sipas mediave izraelite.