Ballina Video Kur'an Britanikja Maariya, muslimanja 7 vjecare që preku ëndrrën (FOTO)

Britanikja Maariya, muslimanja 7 vjecare që preku ëndrrën (FOTO)

Kjo është Maariya, dhe vjen nga qyteti Luton i Anglisë. Ajo është vetëm 7 vjecare, por ka arritur mësimin përmendësh të të gjithë Kur’anit Famëlartë.

Ajo filloi hivzin në moshën 5 vjeçe, kur mësoi Suren Yasin. Gjithcka filloi me një sfidë bamirësie për të mbledhur para për Sirinë. Menjëherë pas kësaj, ajo kishte mësuar përmendësh xhuzin e fundit të Kur’anit në një medrese pranë shtëpisë së saj.

Nëna e saj vuri re se ajo ishte një nxënëse e shpejtë dhe donte që Maarija të bëhej një hafize. Por nëna e saj u zhgënjye pasi nuk kishte vend në klasa, dhe kështu që ajo vendosi të bëhet vet mentore e vajzës së saj.

Ajo rrëfeu se nuk ishte e lehtë, dhe se kërkohej shumë durim nga ajo dhe vajza.

Maariya dhe e ëma ndoqën një orar të rreptë, ku Maariya do të studionte 5 orë në ditë.

Me qëllim që ta motivonte Maariyan, nëna e saj i tha se ajo mund të zgjidhte cfarëdo dhurate që donte sa herë që përfundon një pjesë të Kur’anit.

Nga natyra e saj e thjeshtë, por tejet kritike, Maariya nuk donte të ngarkonte nënën e saj, dhe zgjidhte dicka të thjeshtë si libër për ngjyrosje apo një vakt në restaurant aty pranë.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen kur në moshën 7 vjeçare, Maariya përfundoi mësimin përmendësh të të gjithë Kur’anit. Për ta nderuar vogëlushen u mbajt edhe një ceremoni, për të festuar arritjen e saj. /MESAZHI/

maariya 2

Exit mobile version