Ministrja britanike për Zhvillim Ndërkombëtar, Priti Patel i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit të ndal dhunën kundër muslimanëve në Arakan, dhe të lejoj shpërndarjen e ndihmave humanitare në atë zonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të shkruar, Patel tha se ushtria e Mianmarit duhet urgjentisht të ndalojë dhunën dhe sulmet mbi muslimanët Rohingya. “Britania e Madhe i bën thirrje qeverisë së Mianmarit të ulë tensionet në Arakan dhe urgjentisht të lejojë shpërndarjen e ndihmës humanitare në këtë rajon” tha Patel.
Ajo paralajmëroi se hezitimi i Mianmarit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm do të bëjë që akoma më shumë njerëz të pafajshëm të humbasin jetët e tyre.
Gjithashtu ajo shtoi se vendi i saj deri tani ka ofruar ndihmë humanitare për rreth 80.000 refugjatë muslimanë në atë rajon.
Patel kujton se mijëra fëmijë në rajon po presin për ndihmë humanitare, duke shtuar se Britania do të sigurojë një shtesë prej pesë milionë sterlinash (5.4 milionë euro) për të ndihmuar refugjatët.