Britania shpenzon 273 milionë dollarë për ndërtimin e një superkompjuteri AI

Do të përmbajë mijëra superçipe të Nvidia duke prodhuar 200 kuadrilion llogaritje për sekondë. Isambard-AI do të jetë operacional në Verën e 2024 dhe do të hostohet nga Universiteti i Bristol.

Qeveria Britanike njoftoi se do të shpenzojë 273 milionë dollarë për të ndërtuar superkompjuterin e saj më të fuqishëm quajtur Isambard-AI i cili do të rënditet mes superkompjuterëve AI me performancën më të lartë në botë.

Do të përmbajë mijëra superçipe të Nvidia duke prodhuar 200 kuadrilion llogaritje për sekondë. Isambard-AI do të jetë operacional në Verën e 2024 dhe do të hostohet nga Universiteti i Bristol.

Super kompjuteri po ndërtohet nga Hewlett Packard Enterprise dhe përdor 5,448 çipe GH200 të Nvidia. Do të prodhojë një performancë prej 21 ekzaflops për aplikacionet AI siç është trajnimi i modeleve gjuhësore.

Sipas Universitetit të Bristol, Isambard-AI do të jetë deri në 10 herë më i shpejtë sesa super kompjuteri më i fuqishëm i Britanisë. Lajmi erdhi gjatë Samitit të Sigurisë AI ku liderët e disa vendeve të botës diskutuan për të ardhmen dhe rreziqet potenciale të AI.