Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Britania ‘merr’ frymë, dita me më pak vdekje që nga 23 marsi

Britania ‘merr’ frymë, dita me më pak vdekje që nga 23 marsi

Britania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit. Sipas “Worldmeters” janë 77 viktima dhe 1326 raste të reja.

Numri i të prekurve ka shkuar në 286194 dhe vdekjet në 40542. Kjo është shifra me e ulët e vdekjeve në 24 orë që prej datës 23 mars ku numri i viktimave ishte 74.

Britania është vendi me më shumë vdekje në Europë dhe i dyti pas SHBA-ve në botë.

Ndërsa Skocia dhe Irlanda pas shumë kohësh nuk kanë asnjë vdekje.

Exit mobile version