Britania ‘merr’ frymë, dita me më pak vdekje që nga 23 marsi

Britania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit. Sipas “Worldmeters” janë 77 viktima dhe 1326 raste të reja.

Numri i të prekurve ka shkuar në 286194 dhe vdekjet në 40542. Kjo është shifra me e ulët e vdekjeve në 24 orë që prej datës 23 mars ku numri i viktimave ishte 74.

Britania është vendi me më shumë vdekje në Europë dhe i dyti pas SHBA-ve në botë.

Ndërsa Skocia dhe Irlanda pas shumë kohësh nuk kanë asnjë vdekje.