Britania konfirmon 439 viktima në 24 orët e fundit

Është rritur bilanci i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar, ku shënohen 439 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin ne 5,373.

Këto shifra janë publikuar dhe konfirmuar nga Departamenti i Shëndetësisë.

Shumica e viktimave janë shënuar në Angli, midis moshës 35 vjeç deri në 106 vjeç, dhe mësohet se 15 prej tyre nuk vuanin nga sëmundje shoqëruese.

Londra mbetet një pikë e nxehtë e koronavirusit, duke shënuar 129 vdekje, e ndjekur nga Midlands e cila regjistroi 75 vdekje dhe North East Yorkshire 67 viktima.

Mbretëria e Bashkuar numëron 3,802 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e përgjithshëm të të infektuarëve në 51,608. 

Shifrat e publikuara tregojnë se vetëm 135 persona janë shëruar dhe rikthyer në shtëpi dhe për fat të keq 1,559 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën./tch