Britania kërkon mënyra për të trajtuar krizën demografike në rënie

Një rënie e natalitetit mes një pandemie i lë politikëbërësit të shqetësohen për mirëqenien e ardhshme ekonomike të vendit.

 

Në vitin 2014, Lordi Hodgson i fajësoi muslimanët për rënien e numrit të bareve në vend.

Popullsia muslimane në rritje në Britani, të cilën Lord Hodgson i përshkruante me përbuzje si “faktorë socio-ekonomikë”, po ndryshonin se si dukeshin rrugët e vendit.

Tani Lord Hodgson po propozon një projekt-ligj privat në Parlamentin Britanik, që i bën thirrje qeverisë të krijojë ‘Projekt-ligjin për Zyrën e Ndryshimeve Demografike.’

Ajo, ndër të tjera, do të merrej me analizimin e ndikimit të ndryshimit të popullsisë duke marrë parasysh ndryshimet e ardhshme në popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe pasojat e saj.

Disa janë zotuar se legjislacioni i propozuar duhet të “kundërshtohet” duke marrë parasysh akuzat për përmbajtjen raciste të projekt-ligjit.

Më tej ekziston një tjetër krizë demografike në rritje në Mbretërinë e Bashkuar që ka shqetësuar disa.

Shkalla e lindjeve britanike ka qenë në rënie gjatë dy dekadave të fundit, por tani është përkeqësuar nga pandemia Covid-19.

Këshilli i Hulumtimeve Ekonomike dhe Sociale botoi së fundmi një raport duke parë tendencat në ndryshimin e popullsisë në vend dhe zbuloi se rënia gjatë tre viteve të ardhshme do të çonte në ” dukshëm më pak lindje në vit krahasuar me periudhën para-pandemike”.

Në mënyrë që një vend të ketë një popullsi të qëndrueshme, i duhet një lindje prej 2.1 foshnjash për grua. Në Angli dhe Uells, ky numër kishte rënë në 1.6 në vitin 2020. Hulumtimet tani sugjerojnë se numrat mund të bien edhe më tej në 1.45 deri në 2023.

Sipas hulumtimit të fundit, numrat do të binin akoma në rreth 1.53 edhe në skenarin më të mirë.

Të rinjt janë gjithnjë e më të pasigurt për të ardhmen e tyre dhe janë të shqetësuar, duke pasur parasysh koston e mundshme financiare që do të sillte pasja e një fëmije.

Sipas disave, deri në 100,000 gra në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të kënaqura me numrin e fëmijëve që kanë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pret që deri në vitin 2050 më shumë se 30 përqind e popullsisë të jetë mbi 60 vjeç, duke vendosur një barrë më të madhe në ekonomi pasi të moshuarit kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për ndihmë mjekësore si dhe tërheqje pensionesh.

Një rënie e lindjeve, paralajmëron raporti i fundit, do të shihte më pak njerëz që paguanin taksa dhe një bazë më të vogël të të ardhurave për vendin që mbështeste një pjesë të madhe të popullsisë.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se kriza e madhe financiare e vitit 2008 kishte ndikuar tashmë në nivelet e lindjeve tek të rinjtë.

“Provat historike të niveleve të lindshmërisë pas recesionit të vitit 2008 nga vendet e tjera të Evropës Veriore dhe Perëndimore sugjerojnë se janë të rinjtë ata që ka më shumë të ngjarë të shohin një rënie të normave të lindjes së fëmijëve, pasi lindjet shtyhen për moshat e mëvonshme”, përfundoi raporti.

Përkundër situatës së zymtë, disa kanë propozuar zhvillimin e arsimit falas në çerdhe dhe qendrat e fëmijëve si dhe fondet e trustit për foshnjat do të lehtësonin presionin financiar të prindërve që kërkojnë të krijojnë familje.

Vende si Rusia, Japonia, Italia, Kina dhe Spanja të gjithë kanë luftuar me rënien e popullsisë dhe, në disa raste, mund të shohin popullsinë e tyre të përgjysmuar në fund të këtij shekulli.

Ndikimi i Covid-19 ka thelluar vetëm disa nga këto sfida demografike për Mbretërinë e Bashkuar, me të cilat do t’i duhet të përballet në të ardhmen. /mesazhi.com

 

 

Në vitin 2014, Lordi Hodgson i fajësoi muslimanët për rënien e numrit të bareve në vend.