Britania i kërkon Apple krijimin e një “backdoor” në iCloud

Urdhri kërkon funksionalitetin për të parë të gjitha materialet e enkriptuara të përdoruesve sa herë që dëshirojnë. Ndërsa disa të dhëna të iCloud janë të enkriptuara automatikisht, përdoruesit mund të zgjedhin të aktivizojnë Advanced Data Protection për siguri më të lartë.

Autoritetet Britanike urdhëruan Apple që të krijojë një “backdoor” përmes të cilit ata mund të shohin çfarë përdoruesit në mbarë botën kanë ruajtur në llogaritë e tyre iCloud sipas The Washington Post.

Urdhri kërkon funksionalitetin për të parë të gjitha materialet e enkriptuara të përdoruesve sa herë që dëshirojnë. Ndërsa disa të dhëna të iCloud janë të enkriptuara automatikisht, përdoruesit mund të zgjedhin të aktivizojnë Advanced Data Protection për siguri më të lartë.

Me opsionin e aktivizuar shumica e të dhënave të përdoruesve mbrohen nga enkriptimi, përfshirë kopjet rezervë të iCloud, Photos dhe Notes. Mbase Apple do të ndalojë së ofruesit enkriptim për përdoruesit në Britani, por autoritetet kërkojnë qasje për të gjitha llogaritë e përdoruesve, përfshirë ata që nuk jetojnë në këtë vend.

Autoritetet lëshuan urdhrin sipas Aktit të Fuqive Hetuese të Mbretërisë së Bashkuar të vitit 2016, i cili mbulon mënyrën se si ata mund të marrin në dorë të dhënat dhe informacionet për qëllime të zbatimit të ligjit.