Tërheqja e trupave nga Afganistani është fatkeqësia më e madhe e politikës së jashtme të Britanisë që nga kriza e Suezit në 1956, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme.
Deputeti konservator Tom Tugendhat tha se Britania e Madhe kishte “braktisur popullin afgan”.
Talibanët kanë marrë edhe kryeqytetin Kabul pasi pushtuan pothuajse çdo qytet tjetër të madh gjatë javës së kaluar.
Kryeministri Boris Johnson thirri një takim të komitetit të urgjencës të dielën pasdite.
Parlamenti do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar situatën në Afganistan.
Tom Tugendhat krahasoi tërheqjen e Afganistanit me pushtimin e dështuar të Britanisë së Madhe në Egjipt në 1956, me qëllim për të rimarrë kontrollin e kanalit të Suezit, veprim që shihet nga shumë historianë si fundi i rolit të Britanisë si një fuqi e madhe botërore. /mesazhi