Mijëra persona që kundërshtojnë vaksinën u mblodhën në sheshin para parlamentit në Londër dhe marshuan nën sloganet për “liri”.
Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet si: “Jo pasaportës së vaksinës”, “Trupi im, vendimi im”, “Jo maskës, jo vaksinës, jo karantinës”, protestuesit reaguan edhe ndaj njerëzve me maska që gjendeshin në rrugën e marshimit.
Protesta shkoi deri në përleshje fizike mes atyre që donin të sulmonin policinë dhe atyre që u përpoqën ta ndalonin këtë.
Qindra persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në muajt e kaluar nga grupi që kërkon heqjen e masave dhe moszbatimin e vaksinave kundër COVID-19. /trt