Mbi një milion persona deri më tani kanë mbështetur peticionin e inicuar nga Partia Laburiste në Britani kundër vizitës zyrtare të presidentit amerikan Donald Trump në Britani, ndërkohë që qeveria britanike ka bërë të ditur se nuk do ta tërheqë prapa ftesën, raporton Anadolu Agency (AA).
Derisa vazhdon rritja e mbështetësve ndaj peticionit në faqen e internetit të parlamentit britanik me titull “Parandalojeni vizitën zyrtare të Donald Trump në Britani”, këtë javë çështja pritet të diskutohet në parlament.
Mediet britanike, nga ana tjetër, njoftojnë se kryeministria ka deklaruar se nuk planifikon anulimin e vizitës në fjalë. “SHBA-të janë aleat i rëndësishëm. Duhet të mendojmë në periudhë afatgjate”, përçojnë mediumet britanike të kenë deklaruar nga kryeministria e Britanisë.