Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Britani, mbesin dy kandidatët e fund në garën për udhëheqjen e Partisë...

Britani, mbesin dy kandidatët e fund në garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore

Ish-ministri i Financave Rishi Sunak mori mbështetjen më të madhe me 137 vota. Ministrja e Jashtme Liz Truss siguroi shansin të vazhdojë garën me 113 vota

Penny Mordaunt u eliminua në votimin e vazhdueshëm mes deputetëve të Partisë Konservatore britanike për të marrë timonin e partisë pas dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson, raporton Anadolu Agency (AA).

Penny Mordaunt u eliminua me 105 vota në votën për udhëheqjen e Partisë Konservatore.

Ish-ministri i Financave Rishi Sunak mori mbështetjen më të madhe me 137 vota. Ministrja e Jashtme Liz Truss siguroi shansin të vazhdojë garën me 113 vota.

Kryetari i ri i partisë do të shpallet më 5 shtator

Pas përcaktimit të dy kandidatëve të fundit në garën për lidership, pritet të votojnë anëtarët e partisë.

Rreth 160.000 anëtarë të Partisë Konservatore në mbarë vendin do të zgjedhin kryeministrin e ri dhe kreun e ri të partisë nga dy kandidatët e fundit.

Pas votimit, lideri i ri i partisë dhe banori i ri i Rezidencës Kryeministrore Numër 10 do të shpallet më 5 shtator. /aa

Exit mobile version