Britani e Madhe, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në mbi 3.600

Në Britani numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka arritur në 3.605, me 684 vdekje të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, me 684 vdekje të reja është shënuar rritja më e madhe ditore deri më tani, ndërkohë që numri i rasteve është rritur në 38.168.

Në 24 orët e fundit janë bërë 11.767 teste, ndërsa numri total i testeve është 173.874.

Në vend pritet që edhe disa javë të rritet numri i të vdekurve dhe rasteve, derisa karantina e pjesshme të tregoj efektin.

– Kryeministri do të vazhdojë izolimin

Ndërkohë kryeministri i vendit, Boris Johnson, testi i të cilit doli pozitiv, edhe pse kaloa një javë do të vazhdojë vetë-izolimin.

“Ndjehem mirë, por edhe pse kalova 5 ditë në izolim ende kam simptopma, simptoma të vogla”, tha Johnson në videon që e publikoi në rrjetet sociale.

Ai tërhoqi vëmendjen në mos daljen në rrugë, duke u shprehur se kupton që njerëzit mund të mërziten gjatë karantinë së pjesshme.

Qeveria britanike fillimisht ndiqte strategjinë që të paktën 60 për qind e popullsisë të infektohet me virusin, si rezultat i së cilës do të fitonin imunitet shoqëror. Ndërsa pasi u ballafaquan me kritika dhe raporte që tregonin se numri i viktimave mund të jetë mes 277 mijë, hodhën hap prapa.

Javën e kaluar, kryeministri Johnson dhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftuan se janë pozitiv ndaj COVID-19.

Gjithashtu edhe princi Charles njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.