Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brigadat Kassam shënjestrojnë ush’tarët iz’raelitë në veri të Ga’zës

Brigadat Kassam shënjestrojnë ush’tarët iz’raelitë në veri të Ga’zës

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se ka shënjestruar ushtarët izraelitë në veri të Rripit të Gazës dhe se ka të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se u shënjestrua një ndërtesë në të cilën ndodheshin ushtarët izraelitë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Teksa nuk jepen detaje, theksohet se ka të vrarë dhe të plagosur nga ushtarët izraelitë që ndodheshin në ndërtesë gjatë sulmit.

Në deklaratë vihet në dukje se me shpërthyes dhe raketa “Yasin 105” është shkatërruar një tank izraelit i llojit “Merkava”.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 44.249 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 104.746 persona të tjerë u plagosën.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Exit mobile version